Fitorja e tij i habiti të gjithë, zbulohen prapaskenat e Xhevdet Amulit. Ja si e mposhti Ramiz Çobën

Mbledhje e takime deri ne mesnate per nje “lufte” politike qe ishte deklaruar se do te kalonte permes nje votimi nen diktat. E ne fakt ashtu ndodhi, me 2 vota Xhevdet Amuli u konfirmua kryetar i PD Shkoder duke mundur Ramiz Çobajn qe e drejtoi per 4 vite kete force politike.

Por ne fakt fitorja e Amulit me shume se merite e tij dhe force kandidature, ishte nje lobim dhe sfide personale qe e kthyen te tille kryebashkiakja Voltana Ademi dhe deputeti Bardh Spahia. Ademi ju deklaroi ne forme te prere te punesuarve te saj me te drejte vote ne kuvendin zgjedhor se kjo ishte nje lufte e saj personale. “Vota per Amulin eshte vote per mua, sepse me garanton lobimin per nje mandat te dyte” mesohet se ju eshte drejtuar Ademi vartesve.

Cdo vote kunder Ademi madje i ka kercenuar me vend pune punonjesit e saj duke deshmuar se nuk pranon nje humbje te dyte pas asaj te grupseksioneve. Ajo ka futur ne loje edhe deputetin Spahia qe rreshtohet si mbeshtetes i saj dhe politikes qe ajo po ndjek. E te dy duke punuar ne dy fronte i gjeten te papergatitur e ne entuziasem pjesen tjeter qe here luanin me karten e ish sigurimsit te Ramizit, e here me inatin kunder Ademit.

Kjo e fundit ndryshe nga kundershtaret brenda partise duket se kete here i kishte marre mire masat dhe nuk levizi per asnje çast nga karrigia e rreshtit te pare, duke vezhguar vartesit te mos e tradhetonin ne voten e tyre. E me nisjen e numerimit Ademi me laps e leter shenonte cdo vote qe te identifikonte tradhetaret. Rezultati ne fund i buzeqeshi skenarit politik qe Ademi e ndertoi per te shpetuar koken e vet. Ajo synon qe pas kesaj kryetarit te ri te partise, qe vellain ja ka keshilltar politik, ti diktoje edhe axhenden.

E pasi i dha fitoren nuk mund ta kete veshtire nje manover te tille. Sepse Ademi permes tij synon te loboje tek Basha per nje mandat te dyte, detaj qe i ka shpetuar dhe e ka deklaruar ndersa me Spahine kerkonin mbeshtetjen per Amulin.

Show sapo ka nisur dhe me gjasa Ademi do ta kete te veshtire te mbaje dy kunguj nen nje sqetull edhe bashkine edhe partine, e duket se ne kete mes ka harruar edhe nje detaj.

Lulzim Basha pas ketij votimi do te ndryshoje kurs e natyrisht nuk do te pranoje te bjeri pre e lojes se nje kryebashkiakeje qe i ka oret e numeruara. Me apo pa kryetarin e partise qe do ta fuse ne lojen e komandimit, Ademi nuk do te mund te vendose fate politike, sepse e ka vulosur tashme te ardhmen e saj. Mbetet per tu pare sesi do te sillet pas kesaj fitoreje Amuli, do te ndjeke lojen apo do te marre frenat ne dore!/ShkodraNews