Femrat në hall të madh me kolegët e punës, shtohen…

Rritet numri i ngacmimeve ne pune per femrat. Sipas nje studimi te bere nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, së paku 50 raste të ngacmimeve seksuale në vendin e punës jane raportuar gjatë 18 muajve të fundit.

Këto statistika janë publikuar sot, ndërsa përfaqësuesit e kësaj qendre thanë se shifrat janë shqetësuese, për faktin se ka shumë raste që nuk raportohen.

“Nga rastet e ngacmimit seksual në punë janë 52 raportime, ku më së shumti, me 25 prej tyre raportohet se janë ngacmuar nga punëdhënësit, 15 raste janë nga kolegët ndërsa 12 raste vijnë nga klientët”, deklaroi Jeta Berisha nga “Girls Coding Kosova”, organizatë që ka krijuar aplikacionin mobil “Ec Shlirë” për t’i mbledhur rastet e raportuara të ngacmimit seksual.

Sipas saj, për një vit e gjysmë, në këtë aplikacion janë regjistruar 415 raportime për ngacmim seksual, prej të cilave 279 kanë qenë gra, 78 burra dhe 58 kanë qenë persona që nuk e kanë specifikuar gjininë e tyre.

Berisha shtoi se së shpejti do të vazhdohet me një projekt bashkëpunimi me policinë në mënyrë që të ketë zgjidhje efektive të rasteve të ngacmimit seksual.

Ndërsa Gresa Rrahmani nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, tha se në Kosovë 60 për qind e grave e vajzave dhe 30 për qind e burrave e djemve kanë përjetuar ngacmim seksual gjatë jetës së tyre.