Fatos Lubonja vesh jelekun portokalli në krah të banorëve: Kam ardhur për rezistencë, nxitje për …

Analisti Fatos Lubonja është bashkuar me banorët e Astirit në protestën e tyre në mbrojtje të banesave që preken nga projekti i Unazës së Re. Ndërsa janë mbledhur përsëri sonte duke bllokuar rrugën, duket se ata po bëjnë pjesë të tyre zëra të rëndësishëm të opinionit publik, e ndër ta është edhe Fatos Lubonja.

“Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin”, tha Lubonja gjatë një komunikimi me mediat. Më pas në mënyrë banorët i kanë veshur Lubonjës jelekun portokalli, një formë kjo simbolike e protestës duke marrë shkas nga protesta në Francë kundër rritjes së çmimit të naftës.