Familja ngujohet brenda banesës, kryefamiljari paralajmëron

Familja e Bajram Nelës në zonën e Laprakës ka vendosur që të ngujohet brenda shtëpisë në mënyrë që të shmangë prishjen e godinës së tyre nga ana e fadromave të IKMT-së. Banesa e tyre rrezikon të shembet në kuadër të projektit për Unazën e Madhe të Tiranës.

Familjarët janë konfliktuar me punonjësit e policisë bashkiake, të cilët kanë qenë të shumtë në numër, duke hyrë brenda shtëpisë së tyre. Brenda dhomës në katin e dytë të banesës janë ngujuar të gjithë familjarët mes tyre dhe fëmijët.

Përkohësisht fadromat nuk po ndërhyjnë në muret e banesës, duke qenë se rezistenca e banorëve është shumë e madhe.