Fajtorët e mirëpaguar që nuk kërkojnë falje

Bashkia Shkodër është padiskutim fajtori kryesor për rënien e Vllaznisë një kategori më poshtë. Institucioni që menaxhon klubin më të vjetër në Shqipëri dështoi në mënyrën e menaxhimit të lojtarëve. Nuk arriti të kërkonte llogari për takstat e qytetarëve shkodranë, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë me rrëzimin e Vllaznisë.

Por, përveç bashkisë një pjesë të fajit kanë edhe ato që ishin në fushë. Më shumë se 1 miliard lekë të vjetra u harxhuan për lojtarët dhe stafin teknik. Lojtarë që nuk vlerësuan fanellën shkodrane dhe staf teknik që u largua dy javë para përfundimit të kampionatit.

Nga Superiorja ra një skuadër që nuk ishte e varfër. U hodhën shumë lekë për të rënë nga Superiorja, për të shkatërruar klubin më të vjetër shqiptar dhe për fituar urrejtjen e tifozëve shkodranë. Kanë kaluar disa ditë që nga rënia e Vllaznisë dhe asnjë nga lojtarët nuk ka dalë për të kërkuar falje. /ShkodraNews