“Fadroma më rri mbi shtëpi prej 4 muajsh”, thirrja e banorëve: O Erion o iriq, merr gomarin shko për fiq

E ndërsa e gjithë Tirana është pushtuar nga protestat, banorët duket se nuk do ta ndalen. Dita e martë ka filluar me protesta dhe e tillë ka vijuar. Pas atyre të Astirit, banorët e Bregut të Lumit kanë dalë për të mbrojtur banesat e tyre nga projekti i Unazës së Madhe.

Por sot të tjera parulla janë lëshuar nga banorët ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj ku njëra spikati së tepërmi. ‘O Erjon o iriq, merr gomarin shko për fiq’, ishte thirrja e banorëve të indinjuar ndaj kryebashkiakut dhe qeverisë. ‘Kam katër muaji që po më rri fadroma mbi shtëpi. Taksat i kemi paguar të gjitha. Asnjë lloj investimi nuk më është sjellë nga bashkia. Është turp që disa media bëjnë emision se si bllokohet trafiku.

Po më vret një shtet që nuk është shtet shqiptar. Do tu bashkohemi të gjitha protestave. I bëj thirrje të gjitha banorëve të periferisë së Tiranës të ngrihen dhe të mbrojnë pronat e tyre.’ shprehen banorët.