‘Eni Çobani ndahet nga…’, juristja kapet me Ermal Mamaqin: Të duket normale?

Juristja e njohur Eni Çobani ka rrëfyer momentin e pakëndshëm kur disa portale online kanë manipuluar kontekstin e një lajmi për të.

Eni Çobani sapo kishte përfunduar pushimet e në instagram kishte postuar foton e fundit pranë detit.

Por mediat “online” e shfrytëzuan këtë mundësi për të bërë disa klikime më tepër duke ia përshtatur titullin në një kontekst “intrigues”. “Eni Çobani ndahet nga…”.

“Unë thashë nga se ndahem..Çfarë është kjo Eni Çobani ndahet nga dhe tre pika (…). U shokova, pastaj kur e hapa pashë që “Eni Çobani ndahet nga deti”. Kjo është ta nxjerrësh lajmin jashtë kontekstit’, u shpreh juristja e njohur.

Ndërsa Ermal Mamaqi, edhe ai i pranishëm në emisionin “Studio e Hapur”, tha se këto metoda përdoren rëndomë nga të gjitha mediat në mbarë botën, për të tërhequr vëmendjen e lexuesve.

Mamaqi: Po flasim për grepin që përdorin gazetarët për të tërhequr klikime. Çfarë të keqe ka këtu” Titulli i lajmit – “Po iki nga ty…”,Çfarë i ka ndodhur Eni Çobanit?”

Eni Çobani: Pse të duket normale kjo ty?

Mamaqi: Pse ku është anormalja këtu?!