Eneda largohet nga ‘The Voice’, ja kush do ta zëvendësojë. Një shkodrane…

Eneda Tarifa dje lajmëroi nëpërmjet një statusi në Instagram se nuk do të jetë më pjesë e ‘The Voice Kids’.

Ajo është shprehur se nuk do të jetë më pjesë e emisionit për shkak të impenjimeve personale.

Pasi i uroi suksese miqve të saj të jurisë, Eneda e la të hapur vendin për një tjetër këngëtare të suksesshme. Sipas “Anabel.al”, Arilena Ara do të jetë pjesëtarja e re e jurisë në “The Voice Kids”.

Megjithëse e re në moshë, ajo ka treguar talent të madh dhe ka korrur sukses të jashtëzakonshëm dhe tashmë, dijet dhe vlerësimet e saj për muzikën do ti ndajë me fëmijët e vegjël konkurrentë.