Elvis Roshi në hetim nga DEA për trafik droge dhe pastrim parash, ja ç’ndodhi sot

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi kishte sot seancën e parë të gjyqit për falsifikim të dokumentit të dekriminalizimit pasi ka fshehur dënimin në Itali. Shkak u bë mungesa e avokatëve, të cilët kanë qenë të pranishëm në një gjyq të po zhvillohet në Zvicër.

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi nuk deklaroi se ishte dënuar në Itali, ndërsa që prej 29 marsit dosja në ngarkim të tij është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës. Roshi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Në datë 09.06.2016 mbi bazën e akteve të ardhuar nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar Procedimi Penal nr.4810, për veprën e mësipërme penale.

Por sipas Prokurorisë, shtetasit Elvis Rroshi i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj.

“Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion.