Eli Fara rrëfen pengun e jetës, tregon për djalin që nuk e pati kurrë (video)

Kengatarja e njohur me zerin melodioz qe i ka bere te gjithe per vete, u surprizua nga të vegjlit “Në kurthin e Piter Pan”, te vilet e mbuluan me komplimente, e madje pati nga ata që edhe e cilësuan si një 20-vjeçare.

Si ia bën ti meqë je e bukur dhe meqë je 20 vjeçe? Çfarë bën kur je 20 vjeçe?

“Jam 20 vjeçe? Po ja, pres të martohem”.

A do doje të bëje një bebe tjetër?

“Ç’të të them tani…”

Çun apo gocë?

“Unë do doja çun në fakt sepse djemtë për nënat janë një mbrojtje shumë e madhe, edhe më ka mbetur peng që nuk e kam bërë”.

Dhe dëshira e këngëtares u plotësua nga drejtuesja e programit, Alketa Vejsiu, e cila i solli asaj Gabrielin, një djalë vetëm 3 muajsh e gjysmë.

Fara i këndoi atij një ninullë dhe me humor tha se nëse Marina, vajza e saj, nuk bëhet me bebe mund edhe ta mendojë që të adoptojë një fëmijë tjetër.