Ekskluzive: Policia e VauDejësit masakroi Ardian Kallamin, ai nuk dinte të shkruante e të lexonte, e detyruan të firmosë

Ardian Kallami i cili u vetëvra në banesën e tij pasi ishte dhunuar fizikisht nga policia është detyruar që të firmosë një letër në një kohë kur ai nuk dinte as të shkruante as të lexonte.

Në letër policët e kanë detyruar që 47 vjeçari të pranojë se do të kthejë për dy ditë sendet e vjedhura në një banesë aty afër dhe se merr përgjegjësinë ligjore për ngjarjen.

Në fakt Kallami nuk e ka ditur se çfarë është shkruar në letër por është detyruar nga policia e Vau Dejësit që të firmosë atë letër. Redaksia e ShkodraNews ka arritur të zbulojë letrën origjinale dhe foton e viktimës Ardian Kallami menjëherë pas vetëvarjes./ShkodraNews