Edhe pse pas hekurave, Stresi bën çudinë e madhe. Del VIDEO e pazakontë!

Edhe pse pas hekurave, reperi i njohur si “Stresi”, di si të ‘pushtojë skenën’.

Arkimed Lushaj i ka habitur të gjithë teksa ka telefonuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”.

“Live nga burgu i Fushë-Krujës. Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës”- ka thënë reperi duke habitur Aldon, i cili i tha se në fakt mendonte se Stresi ndodhej në burgun e Tiranës.

“Janë 450 të burgosur që po presin këtë telefonatën dhe po ju shohin live tani. Po qesh i gjithë sektori. Kam ardhur këtu për tu rehabilituar pak. Ndihem shumë mirë këtu. Gjithmonë djali i prapë, por djali me shpirt të mirë. Mora thjesht për të dëgjuar zërin dhe për t’ju thënë jeni shumë të mirë dhe më mungoni këtu ku jam.”- është shprehur Stresi.

Kur moderatori e pyet se kur do të bëhet gjyqi, apo kur do të dalë, Stresi përgjigjet: “Tani drejtësia shqiptare, kemi besim. Ata e dinë se unë jam i pafajshëm, I gjithë burgu po pret amnistinë. Duhet të ketë para vitit të ri. Ka shumë burgosur që janë kot këtu. Drejtësia këtu te ne blihet me lek”.

Gjithashtu reperi zbuloi se nuk do të jetë në “Kënga Magjike” fizikisht, por do e ndjek nga burgu.

Në të njëjtën kohë ajo ka edhe një mesazh për bashkëshorten e tij, Keisin: “Mos u dorëzo sepse do shihemi shumë shpejt”.

VIDEO—KLIKO KETU