E vranë 5 ditë pasi kishte ardhur në Shqipëri, motra nuk ndalet, nxjerr videon prekëse me vëllanë e ndjerë

E motra e te ndjerit Mario Majollari, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 10 prillit nga hasmit e babait të tij, ka publikuar nje video prekese ne profilin e saj ne FB.

Xhesika

Ne kete video, ajo shfaqet me Marion në një dasmë duke kënduar këngën e Artjola Toskës “Mirëmëngjes dashni”, duke i thënë vëllait “bota ime je”.

Prindërit e Marios ishin divorcuar qëkur ai ishte 2-vjeç, dhe nëna ishte kujdesur e vetme për t’i rritur dy fëmijët.

I ati Avni Majollari, i cili nuk mori leje nga burgu, ku është dënuar për vrasjen e dy personave në vitin 2000, as për të përcjellë të birin për në banesën e fundit.

I riu kishte vetem 5 dite qe gjendej ne Shqiperi, pasi ishte kthyer nga Suedia, ku i kishin refuzuar azilin.