E mbajti premtimin, e mposhti Vllazninë….

Ishte një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes, jo vetëm për golin që shënoi por edhe për lojën e treguar në të dyja pjesët. Goli kishte një rëndësi të veçantë, pasi bëri që skuadra e tij të luante më e qetë ndaj Vllaznisë, por edhe për ti treguar drejtuesve shkodranë se nuk është i pavlefshëm.

Po flasim për mbrojtësin shkodran të Teutës, Esin Hakaj. Ai u shfaq i emocionuar pas ndeshjes, teksa tha: “Jam shumë i emocionuar. Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe deçizive, si për ne edhe për Vllazninë, por ne fituam dhe e merituam. Ne kemi një skuadër të mirë, që po luan shumë mirë dhe po merr pikë, ndaj jam optimist se do t’ia dalim të mbijetojmë në Superiore. Te Partizani më ndodhi një dëmtim dhe nuk arrita të rikuperohem dhe të marr vendin e titullarit. Edhe mundësia nuk mu dha që të tregoj veten, por tani jam i lumtur që këtë mundësi e gjeta te Teuta, ku po mundohem të jap më të mirën.”

“Kujt ia dedikuat golin? Babait dhe vëllait tim, që ishin në stadium dhe po më ndiqnin.” – shprehet në deklaratën e tij pas ndeshjes Hakaj. /ShkodraNews