E dhimbshme/ Italiani shpëton shqiptarin nga mbytja, gazetari: Më ndihmoni t’i gjej familjen

Loading...

Me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha, prill 1985, shumë shqiptarë kishin shpresa se elita politike do sillte ndryshimet e shumë pritura në dhjetor 1990. Megjithatë zhvillimi ekonomik nuk erdhi dhe në fillimin e vitit 1991 erdhi zhgënjimi i madh. Java e pare e Marsit 1991, veçanerisht 6 dhe 7 Marsi ishin ditet e eksodit legjendar te shqiptareve drejt Italise.

 

Por, çfarë ka ndodhur në vitin 1991?

eksod6

Një gazetar ka shkruar për JOQ.al duke u shprehur:

Përshëndetje JOQ! Unë jam gazetar dhe prej vitesh merrem me një projekt vullnetar online për kërkimin e shqiptarëve të humbur nëpër botë apo personave të pa identifikuar. Duke patur parasysh se jeni portali më i ndjekur në internet do kërkoja ndihmën tuaj për të publikuar një artikull për një ngjarje të ndodhur gjatë eksodit të 1991 drejt Italisë. Një fëmijë i vogël është shpëtuar nga një italian dhe sot e kësaj dite nuk dihet identiteti i tij. Unë po përpiqem t’i gjej familjen shqiptare e cila mbase e di të vdekur djalin e tyre.”

I ka shpëtuar mbytjes gjatë eksodit të 91-shit, por cili është identiteti i 6-vjeçarit shqiptar dhe cila është familja e tij?

anija-vlora-bari1

Gazetari Pecknikaj, i cituar sa më sipër shkruan:

Bari, 1991. Mes mijëra personave të parë të larguar me eksodin e shqiptarëve drejt Italisë, ka qenë dhe një fëmijë, djalë i moshës rreth 6 vjeçare. Në amullinë e krijuar në anijen e tejmbushur me klandestinë, fëmija ka rrëshqitur në ujë dhe është shpëtuar nga një shtetas italian. Nuk dihet se me kë shoqërohej vogëlushi e as sesi ka qenë identiteti i tij, të paktën deri më tani. Italiani mësohet ta ketë dërguar në shtëpinë e tij dhe e ka mbajtur të fshehur, pa e nxjerrë jashtë për vite me radhë. Ai sot duhet të jetë diku tek 33 vjeç dhe mbase nuk di asgjë për origjinën e tij. Ngjarja në fjalë është mësuar nga një emigrante shqiptare me banim në Bari gjatë një bisede që ka patur me një zonjë italiane e cila ka pohuar se “kishte një vëlla shqiptar”, megjithëse jo biologjik. Ajo nuk ka pranuar të japë detaje të tjera sepse kishin frikë se çfarë mund të ndodhte nëse vëllai mësonte të vërtetën e hidhur.

Projekti “Gjurmët e Jetës” u drejtohet të gjithë atyre dëshmitarëve okularë që mund të jenë gjendur në atë anije dhe mund të dinë diçka mbi identitetin e vogëlushit e të familjes së tij të na japin informata duke na kontaktuar në facebook (www.facebook.com/tracesoflifealbania) ose në email: gjurmetejetes@gmail.com

Ne mund të sigurojmë të dhëna shtesë mbi vendbanimin e personit dhe identitetin e ri pasi të gjejmë familjen biologjike shqiptare.

Mbase mund të jemi shumë afër zbulimit të një të vërtete shokuese por gjithsesi të domosdoshme që mbyll një plagë 27 vjeçare për një familje shqiptare.”

Loading...