E bujshme/ “Vidhet shtëpia e ministrit të Ramës, dalin thasët… Policia e mban të fshehtë”


“Vidhet shtëpia e Gjiknurit, dalin thasët, policia e mban të fshehtë”, kështu shkruan sot gazeta Rilindja Demokratike duke aluduar se shtëpia e ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri është vjedhur në orët e mesditës.

Sipas RD, shtëpia e ministrit të afërt të Ramës, gjendet në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati. Hajdutët kanë hyrë nga dritarja e banjos të banesës dhe kanë marë thasë me para por sipas RD policia është kujdesur të fshehë ngjarjen.


Përgjigju