E bujshme! Super-aksioni vë në pranga pasuesin e Toto Rinës

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia.

46 persona raportohet se janë vënë në pranga në shtetin fqinjë, mes tyre edhe dikush, i cili cilësohet bosi i ri i mafies siçiliane dhe pasardhësi i Toto Rinës.

Lajmi po bën bujë në mediat italiane dhe ato ndërkombëtare, pas një operacioni të policisë së Palermos.

Pasardhësi i “Totos” cilësohet Settimo Mineo, 80 vjeç me profesionin argjendar.

Sipas “La Repubblica”, ai u zgjodh gjatë një takimi të grupit mafioz në muajin maj.

Mediat italiane e përshkruajnë si pasuesin e Toto Rinës, i cili u nda nga jeta një muaj më parë. Sipas një raporti nga policia italiane, Cosa Nostra ka ri-ngritur ekipin, pas shumë vitesh.

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini postoi një status në Twitter duke thënë se policia bëri një ndërhyrje të jashtëzakonshme, duke shpërbërë kupolën e re të Cosa Nostra.

“La Repubblica” shkruan Settimo Mineo u arrestua me urdhër të prokurorit Falcone në vitin 1984.

U burgos për vite për lidhje me maat. Më pas u kap në vitin 2006 dhe u arre.stua me 11 vite burg.

Për Mineon thuhet se shmang përdorimin e telefonit dhe preferon të ecë në këmbë në vend që të udhëtojë me makinë.

Dyshohet se ai ka drejtuar shumë operacione mafioze në Pagliarelli, në rrethin qendror të Palermos.