E bujshme! Blendi largohet nga Tv Klan për tek Top Channel, ja çfarë thotë Lori Hoxha

Ka qenë kryefjala e mediave sot lajmi se Blendi Fevziu dhe emisioni i tij “Opinion” nuk do jenë më pjesë e TV Klan, por do të zhvendosen në Top Channel. Një ndryshim që u tha se ka ardhur për shkak të problemeve të gazetarit me Aleksandër Frangaj.

Fevziu tha se ka biseduar me Top Channel por akoma nuk ka vendosur.

Ndërkohë “Prive” na ka kthyer pak muaj më parë në festën e 20 vjetorit të Opinion, ku Lori ka qenë e ftuar dhe është pyetur mbi mundësinë e këtij ndryshimi, pra kalimit të Opinion në Top Channel.

“Opinioni është sinonim i Klanit. Kanë ecur gjithë kohës bashkë dhe është karakteristikë e Klanit. Siç kemi ne gjërat tona edhe ata po bëjnë të vetat. Më vjen mirë që televizionet në Shqipëri po bëjnë gjëra të bukura”, është shprehur Lori.

Ndërkohë një detaj tjetër që është vënë re orët e fundit është fakti që faqja e Opinionit në Facebook ka ndryshuar emrin nga “Opinion TV Klan” në “Opinion TV show” çka i ka shtuar akoma më shumë zërat.