E bujshme! “Adriatik Llalla nuk kishte mbaruar as shkollën e mesme”

Loading...

Gazetari Artan Hoxha ka bërë sot një deklaratë të fuqishme për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. “Prokuroria e Përgjithshme mund të jetë drejtuar nga një kryeprokuror pa shkollë të mesme”, kjo është deklarata e fortë që ka bërë gazetari Artan Hoxha, i cili tha se ka informacion se verifikimet po vijojnë.

E sipas Hoxhës, në shkollën e mesme ku ka përfunuar ish kryeprokurori Adriatik Llalla, ekziston numri i tij i amzës, por jo lista e notave.

“Një nga detajet që është duke hulumtuar komisionet e vettingut, është fakti që Shqipëria ka pasur një prokuror që ia dimë shkollën e lartë po nuk e dimë ku e ka bërë shkolën e mesme.

Në shkollë rezulton numri i amzës, por nuk gjenden regjistrat mësimorë. Vendi i dytë u gjendet është fakulteti i shkollës së lartë, në sekretari kanë shkuar dhe nuk e kanë gjetur dosjen.

Dyshohet që Shqipëria ka pasur për 5 vjet një kryeprokuror që nuk ka bërë shkollën e mesme”, tha Hoxha në emisionin “Java”.

Loading...