E akuzoi për përdhunim fqinja, burri kërkoi të bëhet ADN-ja, por përgjigja nxjerr të vërtetën tronditëse

Personi që shihni në viden me poshte, edhe 55-vjeçari nga Velçani i Pogradecit, Ligor Biba. Ai është fqinji i 15-vjeçares që ngriti padi ndaj tij per përdhunim dhe e la shtatzënë.

Edhe pse Biba ka mbajtur qëndrim mohues ndaj përdhunimit të të miturës, si gjatë hetimit ashtu edhe në gjykim, analiza e ADN-s që ju bë foshnjës së sapolindur, konfirmoi atësinë e tij.

Ka qenë 55-vjeçari që i ka kërkuar gjykatës, kryerjen e analizës së ADN-s, përgjigjet e së cilës kanë rënduar pozitën e tij proceduriale.

Ligor Biba u denoncua nga e mitura në Tetor të vitit të kaluar, pasi infermierja e fshatit zbuloi se vajza ishte në muajin e 8 të shtatëzanisë.

Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të miturit.