Duka e përsërit: Rënia e Vllaznisë, e merituar

Kombëtarja Shqiptare do të luajë sot miqësoren vllazërore përballë Përfaqësueses së Kosovës. Në prag të kësaj sfide, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për “Supersport” nga Zvicra, ku është e grumbulluar dhe Kombëtarja shqiptare. Ai ka folur për përfaqësuesen, por jo vetëm, sepse është diskutuar edhe për sezonin futbollistik që sapo u mbyll.

“Tashmë po përgatitemi për kompeticionin e ri, që është “Nation League”. Këto janë dy ndeshjet e fundit testuese për trajnerin dhe skuadrën për të bërë një paraqitje sa më të mirë e për të menduar më pas për eliminatoret e Europiane. Nuk është se kemi pasur stabilitet. Uroj të ndryshojmë deri në shtator e këto dy ndeshje të na shërbejnë për grup.”

Ndërsa, Duka komentoi edhe kampionatin shqiptar, ku përsëriti faktin se Vllaznia e meritonte rënien. “Kur japim opinionin e themi se është skuadra më e mirë në Shqipëri, por pse del sërish kampion. kjo është loja. Kush organizohet më mirë del dhe kampion. Secili ka marrë çfarë ka merituar. Emocionet kanë qenë deri në fund. Gara ka qenë e fortë. Çdo kush do kishte keqardhje për një skuadre si Vllaznia që rrëzohet, pas shumë e shumë vitesh. Në një kampionat me 10 skuadra ndodh që skuadrat e mëdha të bien. Besoj se Vllaznia do rikthehet në Superiore, ashtu siç bëri Tirana.” /ShkodraNews