Droga shqiptare arrin “me not” në Itali, si u shokuan fqinjët tanë


Me qindra pako të mbushura plot me marijuanë kanë “pushtuar” bregun e detit në plazhet e Montesilvano, Francavilla al Mare dhe Silvi në Itali.

Mediat italiane citojnë banorët e zonës, të cilët shprehën të befasuar kur në mëngjes janë përballur me këtë pamje. Sakaq policia ka nisur hetimet.

Sipas hetimeve të para hipoteza më e mundshme është që origjina e drogës e nxjerrë nga deti në breg është Shqipëria.

Raportohet se mbi ngjarjen po hetohet edhe nga vendet të tjera te Ballkanit.

Mësohet se sasia e drogës e nxjerrë në breg i kalon 100 kg. Mendohet se vlera e drogës i kalon 350 mijë eurot. Dyshohet se destinacion ishte Abruzzo.


Përgjigju