Dridhet Policia e Shtetit, ja paralajmërimi që po çmend policët e inkri.minuar

Denoncimet e njëpasnjëshme ndaj policisë së inkriminuar dhe efektivëve të përfshirë në trafik duket se nuk kanë shkuar kot e nuk kanë rënë në vesh të shurdhër. Kjo pasi më në fund, BE po ndërmerr një veprim për të kontrolluar policinë shqiptare.

Lajmi ka ardhur nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca i cili sot ka bërë të ditur sot se një zyrtar i Europol do të jetë në Policinë e Shtetit nga janari i 2019.

Soreca shkruan në një status në “Twitter”, se lufta kundër krimit është prioritet për BE dhe se bashkëpunimi do të jetë më i rëndësishëm se kurrë kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.

“Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol. Së bashku me forcat policore kanë ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.
Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinëe Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”, shkruan Soreca.