Djali i ish-guvernatorit që noton në luks, Erik Fullani rrëfen diçka që i ka ndryshuar totalisht jetën (video)

Loading...

Djali i ish-guvernatorit më të përfolur që ka pasur Banka e Shqipërisë, Erik Fullani është një nga personazhet po ashtu më të diskutuar, sidomos në rrjetet sociale.

Ai njihet jo vetëm si djali i Ardian Fullanit, por edhe si djali që noton në luks, e si ai person që në mënyrë drastike humbi peshë në pak muaj.

Eriku ishte i ftuar sot në studion e “Rudina” nga ku rrëfeu se si ia doli të humbasë peshë. Madje ai zbuloi për herë të parë sot në emision se pesha e tij maksimale ka arritur në 178 kilogramë, por shtoi se tashmë gjithçka ka ndryshuar.

“Mënyra e jetesës ka qenë problemi i mbipeshës simë, oraret e çrregullta të gjumit dhe të ngënit jasht. Unë se kam thënë kurrë, por maksimumi i peshës sime ka qenë 178 kile, ndërkohë që jam 1.90 i gjatë.

Jeta ime tani ka ndryshuar. Nisma për të humbur peshë ka nisur nga një debat në familje ku unë shprehesha se mund të bëj gjithçka për familjen.

Dhe ata më kërkuan të bie në peshë dhe kështu fillova. Unë tani jam 90 kile dhe jeta ime ka ndryshuar shumë. Tani ndihem shumë më mirë, rrobat më rrinë më mirë dhe bëj fotografi.

Mbipesha më ka bërë të ndihem keq që i vogël. Pesha merret shumë kollaj, por rikthimi i peshës është e vetmja gjë që më tremb dhe tani kam një regjim. Unë s’dua të jap këshilla se njërëzit që më jepnin këshilla mua kur isha i shëndoshë i merja inat”, tha ndër të tjera Fullani.

Loading...