Djali e qëllon në fytyrë dhe e tërheq nga flokët. Më pas nis hakmarrja brutale… (video)

Një djalë ka qëlluar me sa forcë kishte të fejuarën e tij, por shumë shpejt karma i dha një mësim të mirë.

Ngjarja ndodhi në Peru dhe e gjithë skena është filmuar nga një kamera sigurie në zone. Kurse të pranishmit nuk mund të qëndronin indiferentë përballë rrahjes që ai po i bënte vajzës së gjorë.

Është e pakonceptueshme që dhuna kundër grave është ende rend i ditës. Asnjë grua nuk meriton të trajtohet në këtë mënyrë nga ana e personit që duhet të jetë dashuria e saj, por gjestet janë të qarta dhe natyrisht kjo nuk mund të quhet dashuri.

Ai duhej të kujdesej për të, ta mbronte dhe respektonte, megjithatë, duket se ky njeri nuk e di kuptimin e fjalës “respekt” dhe nuk kujdeset aspak as për faktin se ka shumë spektatorë përreth, por ka abuzuar paturpësisht partneren.

Videoja u shpërnda shpejt në ëeb dhe tregon momentin kur një çift del nga një taksi, atëherë, djali e godet me force me shpullë vajzën dhe ajo bie në tokë, ai përpiqet për ta ngritur atë por pastaj e lejon të rrëzohet përsëri.

Por atëherë çfarë ndodhi? Shumë përdorues kanë komentuar në video duke thënë se djali në fjalë e meritoi atë që i ndodhi atij më pas dhe se ky është vetëm një mësim i madh që i ka dhënë karma.

Shikoni videon e mëposhtme:

Një grup burrash nuk mund të shpërfillnin atë që vajza po vuante dhe për këtë arsye ata vendosën të veprojnë duke i dhënë atij një mësim të merituar.

Megjithëse është e vërtetë se dhuna vetëm gjeneron më shumë dhunë, shumica e përdoruesve në rrjet kanë përgëzuar mënyrën se si veprojnë këta burra.

Çdo femër duhet të kuptojë se askush nuk meriton të abuzohet fizikisht e as psikologjikisht, ne nuk duhet të heshtim, në të vërtetë ne duhet të veprojmë shpejt dhe të mos tolerojmë këtë lloj gjestesh.

Kush hesht, përfundon duke qenë një bashkëpunëtor. Ngrini zërin tuaj! Burimi: Storievere/ Përshtati: ShkodraNews