Divat e fustaneve… me qira


Nga Alma Nikolli

Kur na ftojnë nëpër dasma, para se t’i gëzohemi lumturisë së të afërmit tonë dhe ta urojmë, fillon na kap halli i fustanit.

Në dukje një hall i qenësishëm, në thelb kulmi i konsumizmit dhe dukjes.

Kush më shumë, e kush më pak, ne vajzat e logjikojmë kështu: Nuk e vesh në dy dasma të njëjtën veshje. Si do hedh foto prapë me të njëjtin fustan!

Kështu krijohet një imazh i rremë i vajzave me garderoba të mëdha, ashtu si yjet nëpër filma, në një kohë që duke e marrë me qira veshin për të 40-ën herë teshën pa identitet.

Nuk ka ndonjë gjë që rroba vishet disa herë qoftë edhe nga njerëz të ndryshëm. Problemi është që rroba nuk ka më as funksion social dhe as identitar.

Kam dëgjuar histori nga koha e komunizmit kur rrobat “e mira” i quanin “teshat e udhës”. Ishin gati një pasuri e përbashkët e gjithë fshatit.

I mbështillnin në shami, se garderobë nuk kishin dhe i ruanin në arkë. Për rrobat e përditshme nuk kishin rafte, i varnin në gozhdë.

E dinte fshati se filani ka një palë pantollona, filani një xhaketë dhe ja ku dilte dhe kostumi i dhëndrit, se për dasmorin nuk ishte dert.

Ta gëzojmë bollëkun-fukarallëkun


Përgjigju