Detaje të reja/ Ja kush është shqiptari i ekzek.tuar nga ekstre.misti grek

Personi në foton e mëposhtme ështe 63-vjeçari që u vra me ar.më nga ekst.remisti greklajmi u bë i ditur vetëm pasi arre.stimit të aut.orit nga policia.

Fotoja e vikt.imës u publikua në emisionin “Dritare me Rudinën” mbrëmjen e sotme në News24.

Në fillim mediat greke thuajse e anashkaluan ngjarjen, ndërkohë që një muaj më parë për ditë të tëra kishin kryelajm vrasjen e minoritarit grek, që i armatosur terrorizoi fshatin Bularat dhe qëlloi mbi policinë.

Petrit Zifle ishte një shqiptar nga Berati që prej vitesh kishte vendosur të jetonte dhe punonte në një fshat të Korfuzit, për t’i qëndruar pranë së bijës.

Po çfarë ndodhi më 25 nëntor në Lefkimi?

63-vjeçari doli të dielën paradite nga shtëpia dhe nuk u kthye më, ndërsa telefoni I tij ishte fikur. Orët kaluan dhe të afërmit u alarmuan për mungesën e tij. Në këto kushte njoftuan policinë, e cila filloi kërkimet. Pas më se 24 orësh trupi i Petrit Zifles u gjet i pajetë në një rrugë jashtë fshatit. Ai kishte plagë të armës së zjarrit, por në vendin e ngjarjes nuk kishte shenja gjaku, gjë që sipas policisë lë të kuptohet se vrasësi e kishte zhvendosur trupin nga vendi i krimit.

Pas kësaj u deshën 5 ditë që policia të kapte vrasësin, që njihej në fshat si një njeri agresiv. Sipas medias dhe banorëve të fshatit 44-vjecari nga i njëjti fshat, rezulton të jetë anëtar i Agimit të Arte në Lefkimi, madje dhe mbikëqyrës i kësaj partie ne ditën e zgjedhjeve. Është aq ekstremist sa qe në shpatullën e tij ka bërë tatuash një kryq të thyer nazist. Ai e pranoi krimin, dhe ka rrëfyer versionin e tij për atë ndodhi të dielën në Lefkimi.Familja e të ndjerit kërkon drejtësi dhe vemendje nga shteti, sepse për ta vrasja ka vetëm një motiv; Petrit Zifle ishte shqiptar!/BalkanWeb/