Dasma kthehet në mort, bomba i merr jetën nuses dhe 19 dasmorëve

Nuk kishte qenë dita e tyre me fat. Bombardimet pervecse kane nderprere ne mes dasmen, kane marre edhe jeten e nuses.

Burimet thone se jane te pakten 20 persona që merrnin pjesë në një ceremoni dasme në Jemenin e veriut, përfshirë këtu nusen, qe janë vrarë në një sulm ajror.

Mjekët raportojnë se më tepër se 30 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi mbrëmjen e së dielës në rajonin e Bani Qais.

Lëvizja rebele “Houthi” fajësoi për ngjarjen koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite që mbështet qeverinë e Jemenit në luftën civile që ka përfshirë vendin prej 3 vitesh.

Ndërkohë që një zëdhënës i koalicionit ka deklaruar se ngjarja do të “hetohet plotësisht”, duke theksuar se në asnjë moment civilët nuk kanë qenë objekt i shënjestrës së tyre.

Por grupet për të drejtat e njeriut i akuzojnë se jo pak herë kanë bombarduar markete, shkolla, spitale dhe zona rezidenciale.