Dalin faktet me dron/ PD-LSI me shesh bosh, dështon plani ‘Babale’

Momentalisht ppozita po zhvillon protestën para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit, pasi e akuzojnë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Sakaq Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës para godinës së qeverisë pikerisht ne momentin qe flet lideri i PD-se Lulezim Basha. Pamjet tregojne qe pjesemarrja ne proteste e bashkuar PD-LSI ka qene jashtezakonisht e ulet. Sikur duket nga pamjet sheshi para Kryeministrisë është pothuajse bosh.

Plani i PD me dëshmitarin ‘X’ të njohur si ‘Babalja’ për të mbledhur sa më shumë njerëz para kryeministrisë ka dështuar. Në protestën e sotme kishte më pak protestues se herët e tjera kur opozita ka zhvilluar tubime.