Daçiç i këndon Erdoganit këngën e njohur në Shqipëri, “Osman Aga” (video)

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka kënduar disa këngë për nder të Presidentit Erdogan dhe delegacionit turk në një darkë të shtruar në Beograd.

“B92” raporton se videot e ministrit të jashtëm duke kënduar janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Në një prej videove shfaqet Daçiç teksa i afrohet tryezës ku ndodhej Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç sëbashku me bashkëshortet. Kënga që ai dëgjohet të këndojë në turqisht është “Osman Aga”, një këngë e kënduar në shumë vende ballkanike, përfshirë edhe Shqipërinë.