Çudia/ Ja çfarë ndodh nëse karikoni telefonin tuaj te stolat inteligjentë në Vlorë


Stolat inteligjente ne qytetin e Vlores shkaktuan shume debat. Armir Shkurti dhe Altin Goxhaj kanë qenë në Vlorë, për të parë më nga afër këta stola. Veçmas shifrës të majme që një nga këto stola kushton, 10 copë, 280 milion lekë të vjetra, pra 28 milion një copë, dyshja na ka zbuluar edhe një funksion tjetër që ata kanë.

Përkrah stolit gjendet një USB, që nëse e lidh me telefonin, dëgjon spotin publicitar të Edi Ramës përgjatë fushatës elektorale. Duket se duke qenë në zonën e tij elektorale, stolat nuk janë lidhur me muzikë, por me fjalimet e kryeministrit. Shkurti dhe Goxhaj kanë akuzuar kryebashkiakun Dritan Leli dhe kreun e qeverisë, për këta stola. Avokat Goxhaj madje ka thënë se 28 milion kushton edhe një shtëpi. “Një familje e pastrehë për një stolë, për një spot të Edi Ramës”, ka thënë ai.


Përgjigju