Ç’po gatuhet? ‘Rikthehet’ Donald Lu, takon deputeten e PD-së, kritiken e Bashës


Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka zhvilluar një takim me deputeten demokrate Majlinda Bregu, njëherësh Kryetare e Këshillit të Integrimit.

Takimi i zhvulluar pa praninë e mediave, thuhet se ishte një takim normal pune mes kryetares dhe ambasadorit amerikan.

Pas takimit, Bregu ka pranuar se faktori ndërkombëtar është I shqetësuar për situatën politike në vend.

“Situata politike në vend është e tensionuar dhe për këtë faktori ndërkombëtar është i shqetësuar”- ka thënë Bregu.

Ajo teksa pranon se ishte një takim pune ka sqaruar se takimi I paraprin vizitës në vendin tonë të negociatorit McAllister.


Përgjigju