Çfarë po na shohin sytë? Në Francë, fluturojnë me….

Duket si një skenë nga filmi “Kthimi në të Ardhmen”.

Por, në të vërtetë, janë testimet e Ministrisë franceze të Forcave të Armatosura që dëshirojnë të zhvillojnë një skateboard të veçantë fluturues për përdorim ushtarak, për të luftuar krimin në qytete.

Në këtë video, shohim një demonstrim të Franky Zapata, shpikësi i Flyboard Air, mbi ujërat e lumit Sena në Paris. Përmes llogarisë së Twitter, ministri francez për Çështjet Dixhitale, Mounir Mahjoubi, tha: “Ky është një hoverboard ushtarak: ushtria jonë duhet të jetë gjithmonë në ballë të inovacionit”.

Armata franceze, kohët e fundit, dha një kontribut prej 1.3 milion euro Zapata-s, për zhvillimin e një hoverboard-i ushtarak. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU