Brrylat e Voltanës ndaj Ramizit përçajnë demokratët. Zbulohet mesazhi i qendrës: Ademi do takonte Ramën në Shkodër

Humbja e shpresës dhe loja e brrylave që ka përfshire një pjesë të madhe të klasës politike, brenda edhe të të njejtës parti po i largon përherë e më shume shqiptaret nga sheshi i protestës, ndonëse arsyet për të reaguar nuk mungojnë. I tillë ishte edhe shembulli i fundit i protestës së partisë demokratike në Shkodër ku pjesmarrja ishte minimaliste dhe në shesh kishin dalë një pjesë e punonjësve të administratës së bashkisë.  Arsyeja e këtij zhgenjimi vjen pikërisht për shkak të lojës së pisët që bëhet edhe brenda partisë demokratike, si dhe pakënaqesite në rritje ndaj bashkisë Shkodër dhe titullares Voltana Ademi.

Kjo e fundit ka hapur një luftë të fshehtë prej kohësh me kreun e degës lokale Ramiz Çobaj dhe sa herë i jepet rasti nuk heziton ta thellojë. E bëri me bekimin e selisë në qendër edhe në 2 Prill ku anashkaloj degën lokale për organizimet përkujtimore të kësaj dite dhe e pasoj me protesten e kësaj të shtune. Benjamin i kësaj loje edhe vetë deputeti Bardh Spahija i cili përdor “karten” Ademi për të hyrë e dalë në dyert e partisë së madhe, ku argumenti kryesor i tij janë punonjësit e bashkisë që “mbushin” sheshet nën urdhërin e kryebashkiakes.

Lulzim Basha që ende se ka fiksuar karrigen e tij në seline blu për shkak të tensioneve që po e shoqërojnë ndahet një jave me Ramizin e një jave me Voltanen, saqë e ka kthyer partinë demokratike të Shkodrës ngjashëm me vargjet e kënges mirë me vjehrrën e mirë me burrin. As ai vetë nuk po di të ndajë kush është burri i vërtetë dhe dora që duhet të drejtojë demokratët shkodranë që janë më të përçarë se kurrë. Komunikimi mes palëve mungon dhe roli i deputetëve është i papërfillshëm pasi secili prej tyre punon për vete që të duket më mirë në sytë e Bashës dhe të vetmen strategji që përdorin është kush shfaqet më shumë ne ekran.

Sa për komunikim apo koordinim mes tyre as që bëhet fjalë, madje sa herë u jepet rasti sulmojnë ashpër njëri tjetrin. E në këtë loje padyshim Voltana tenton të marrë fryte duke i hedhur benzinë zjarrit, me qëllimin e vetëm, ku dhe si të përfitojë personalisht ajo, pa i interesuar se po shkatërron edhe ato pak fryte që i kanë mbetur PD. Çobaj e ndjen se është në ikje dhe Voltana kërkon të jetë një “yll” në ngjitje duke shkatërruar cdo gjë, për ta patur më të lehtë të marrë çelësat e selisë blu. Basha nga ana e tij ka rënë këmbë e krye në këtë kurth sepse dhe vetë e di që PD në Shkodër po i ikën nga duart prej disa vitesh dhe sot për të shpetuar lëkuren e tij i duhet të kërcejë cfarëdo lloj valleje, pavarësisht se ritmi i ka ikur. Ata që po vuajnë çorientimin më të madh janë mbështetësit e thjeshtë të PD që kanë mbetur si peshku në zall.

Ajo që e ben më të kuptueshme lojen plot hile të Voltana Ademit ishte protesta e së shtunes që ajo kishte programuar përmes sfodit qytetar të kishte një takim me Ramën, e ku të mund të fillonte aktrimin mediatik, të një drejtueseje histerike. Raste që i kemi parë në përmbytje apo kur u inaugurua stadiumi Loro Boriçi. Sepse këto lojra ajo i ka bërë të sajat. E si për të kulmuar cdo gjë, 2 ditë më parë nga PD Tiranë ka mbërritur një mesazh i prerë për përfaqësuesit demokrat, që të ndërpresin cdo komunikim me qeverinë, pasi ka patur sinjale të sigurta që Ademi do takonte Ramen po të vinte në Shkodër. Kujtojmë që një ditë para protestës Ademi priti në zyrë Tom Doshin, dhe asnjëherë nuk bëri një deklaratë publike mbi arsyet e këtij takimi të saj me deputetin që mbështet Edi Ramën. Protesta i dështoj pasi Rama i prishi planet e saj, por ajo do të tentojë sërish pasi kërkon me cdo kusht që duke mos bërë asgjë të jetë protagoniste!/ShkodraNews