Bledi Mane: Zbythja përfundimtare e dinastisë Berisha!


Nga Bledi Mane
Mos u justifikoni, nuk e ka nga pleqeria. E vute re dje tek ngjiste shkallet per tu futur ne zyrat e Partise Demokratike? Mezi ecte, i lodhur dukej. Eshte tkurur ne trup dhe kur ecen, varet djathtas me supin e majte ngritur perpjete si grusht veterani. Rrudhat ia kane pllakosur fytyre dhe qafë. Syte i gjysmerrethohen nga qeska te varura si bole dashi ndersa kur flet, zeri i ngjiret si i mbyturi mes dallgeve te detit.
Rrjedhja e votave per Gramoz Ruçin ia dha goditjen fatale dhe mbajeni mend, nuk e merr dot veten.
Ne Partine ku sundoi me grusht te hekurt per rreth 3 dekada nuk e pjerdh më askush. Madje ishte fyese edhe debati me deputetin e Lozhanit te Korçes. Ervin Salianji, hermafroditi politikan i se djathtes iu kundervu dhe kjo tregon katandisjen raskapitese te doktorit.
Ne familjen e tij ka pllakosur mynxyra dhe nuk po dine ku shkojne e cfare e ardhme i pret.
Liria, e shoqja nuk e shoqeron më ne daljet publike se eshte kthyer ne nje plak grindaves e i padurueshem. Shkelzeni, i biri nuk ia fershellen më dhe i mbytur nga brengat e gjyqeve qe e presin pas Vettingut ka kohe qe fle me djalin e Rexhepit, Rexhep Mejdanit duke shijuar ditet e fundit ne liri.
Armina, laraska pa mend si gjithmone fluturon neper boten e saj te vogel dhe nuk rresht duke ia nxire fytyren vjeherrit te saj me shpenzimet marramendese te parave te Gerdecit.
E bija, Argita ka hall tjeter. Me kalimin e moshes po i rishfaqet perseri ne fytyre njolla e kuqe te cilen e ka dhurate nga gjeneza e prinderve te saj.
Jamarberi, dhenderi me zerin kurveror mbeti rrugeve sepse Lul Basha nuk e beri deputet‎ duke mos besuar ne fuqite e tij gjenetikisht te modifikuara.
Si gjithmone mbesa e madhe Desara harbohet rrugeve te Evropes dhe tashme e kthyer ne nje femer obeze nuk ka nerva te degjoje keshillat e gjyshit por kerkon veç lekë dhe rehati.
Nderkohe krushu i tij, historiani Luan Malltezi nuk e viziton më aq shpesh sa atehere kur ishte ne pushtet. Ka filluar shpenzon kohen me pensionistet bolshevike te Akademise se Shkencave. Kthim ne indentitet prej tigri ky i Luanit.
Lul Basha ia piu lengun, po ia shkermoq kalane e mbeshtetesve te tij ne parti dhe parlament dhe me Genc Pollon afer meson cdo dite pikat e dobeta te doktorit.
Sali Berishes i erdhi fundi dhe nuk ka pike dyshimi. Qeveria kontribuon ‎dhe duartroket nga gezimi per plakjen, mpakjen, tkurrjen dhe zbythjen graduale te Berishes. Deri ketu tingellon formale beteja politike por pavaresisht mekateve historike te tij, duhet venë kuja. Duhet bertitur e uleritur. Berisha, djalli me gjakatar i tranzicionit gjithesesi di si te beje opozite te forte. Vdekja dhe degradimi i tij do te plake Edi Ramen ne pushtet dhe ky i fundit do katandiset si Armando Duka. Nuk do kemi nje qeveri por nje federate futbolli qe do na qeverise edhe 3 mandate te tjera…
E kush do ketë bythë t’ia marre pushtetin Edi Rames me djalin e Fahriut, vajzen e Azemit, Murrizin e Lushnjes, Valin e Feritit, Norën e Ilirit‎, Gridën e Henrit?
Doktor, viagra doktor. Dy viagra ne dite para dhe pas buke!

2 Komentet

  1. Nuk e njoh kete Manen, dhe nuk lexoj çka shkruar per te vetmen arsye sepse ky gazetar nuk ka konceptin e dinastise! Dinastia or bablok zgjat me breza, e per berishen nuk eshte rasti!

  2. Nuk e njoh kete Manen, dhe nuk lexoj çka shkruar per te vetmen arsye sepse ky gazetar nuk ka konceptin e dinastise! Dinastia or bablok zgjat me breza, e per berishen nuk eshte rasti! “Dublikarte” me thote kontrolli i gazetes ahaha edhe ju rate ne gropen e llumit te edverit! Tung!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Përgjigju