“Bisha” e Putinit tërheq vëmendjen, të gjithe mbesin pa fjalë kur shohin bunkerin me rrota

Autokolona presidenciale e Putinit ka bërë një pamje mbresëlënëse në udhëtimin e saj të parë në Amerikën e Jugut duke tërhequr interesin e blerësve ndërkombëtarë të etur për të hipur në komoditetin e një limuzine Aurus.

Pas debutimit të tyre ndërkombëtar në Finlandë këtë verë, dy limuzinat e blinduara Aurus u dërguan në Buenos Aires për të shoqëruar Presidentin rus në samitin e G20.

Udhëtimi i Putinit mori të gjithë vëmendjen e mediave lokale, të cilat e quajtën limuzinë një “bunker të vërtetë mbi rrota”.

Zhvilluar nga instituti NAMI i Rusisë si pjesë e projektit  ‘Kortezhi’, mjeti  është antiplumb dhe nuk dëmtohet nga eksplozivët.

E krijuar sipas kërkesave të presidentit rus, Vladimir Putin, makina siguron një komoditet shumë të madh.

“Është shumë e mirë dhe shumë e rehatshme, “tha Putin në fund të samitit të G20.

“Është një makinë vërtet e mirë. Më pëlqen. Dhe nuk e them vetëm unë. Disa nga miqtë tanë arabë e pëlqejnë shumë dhe kanë thënë se duan ta blejnë këtë makinë për vete.”