Berisha merr frenat e PD pas ikjes së Bashës, ja porositë e tij

Teksa Lulzim Basha ndodhet ne Berlin, nenkryetari Edi Paloka ka drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar te PD sot.

Ky i fundit ka këshilluar që të vijohet me protestat për të mos e lënë të qetë kryeministrin Rama. Duke përgëzuar aksionin e së shtunës në Shkodër, Paloka tha se protesta duhet të ketë edhe në Vlorë.

Mbledhjes nuk i kanë munguar porositë edhe nga lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha.

BERISHA: Të shumëfishojmë kontaktet me qytetarët dhe të vijojë përballja me pushtetin Duke gjetur forma e risi te reja. Duhet të dalim derë më derë me fletëpalosje në mbrojte të biznesit të vogël. Rama po tenton të krijojë një diktaturë të re, prandaj duhet edhe reagimi i duhur. Rama vetëm propogandon, gjendja ekonomike është më e rënda që ka pas Shqipëria.