Bashkia jep lajmin e papritur: Duhet të paguani për të parkuar makinen në Shkodër

Mes gropave qe perpijne gomat e makinave, e diku i hedhur pak asfalt sa per sy e faqe, sot rruget e Shkodres lengojne ne formen me te keqe. Gjendja e tyre sa vjen dhe rendohet, perballe nje trafiku kaotik, sinjalistike gjysmake, vemendje minimale dhe fondeve qe nuk dihet se nga shkojne. Ky eshte realiteti i Shkodres ne ditet e sotme! Por bashkia e qytetit e cila ka mbyllur vitin e trete te mandatit nuk ndal se surprizuar me teorite e saj dhe skemat e çuditshme qe shpik, duke i pagezuar madje edhe si risi qe vijne pas kaq shume vitesh.

E radhes eshte ajo per skemen e re te qarkullimit ne qytet, per te cilen jane hedhur ne loje plot 3 milion leke te reja, qe nje firme private te beje se pari studimin, e me pas te nise aplikimi i barrave me te renda per Shkodranet. Qe nga ndryshimi i sistemit te qarkullimit qe aplikohet prej 15 vitesh, qe eshte hapi me minimal, e deri tek parkingjet me pagese, qe nje qytetari do t’i kushtoje jo pak ne nje muaj, kur do ti duhet qe per te lene mjetin e tij perpara baneses, ta paguaje sic thote nje shprehje e vjeter sa “qimet e kokes”.

E “viktimizon” veten si nje bashki e varfer qe qytetaret e saj nuk kane buke per te ngrene sipas Voltana Ademit, por ne krahun tjeter kryebashkiakja punon t’u fuse duart ne xhep qytetareve te saj. Se pari per te marre modelin e parkingjeve me pagese, duhet te jene te zgjidhura shume problematika te tjera qe sot ne Shkoder jane prezente, qe nga rruget pa standarte, tek parkingjet dyshe, apo bllokimet qe bizneset i bejne perpara hyrjes se tyre trotuarit e rruges, sikur ta kene toke te trasheguar. Ketu duhet ta kete se pari guximin Ademi me policine e saj bashkiake te nderhyje, e madje duke i kerkuar edhe llogari me pas policise se shtetit, e pastaj te nise te komentoje e skematizoje parkingjet me pagese.

Mjafton nje vezhgim i thjeshte ne rruget e qytetit per te kuptuar kaosin qe vjen me bekimin e saj, e te stafit qe drejton, madje fare prane dritareve te institucionit ku ajo kalon pjesen me te madhe te dites, qe i ngjan nje pazari ku secili vepron e sundon sipas ligjit te xhungles. Keto 3 milion leke te reja qe nga parate e taksapaguesve i ka marre per studime, sic e pranoj me ze dhe figure numri dy i bashkise Dritan Meta, kryetarja e bashkise do te duhej t’i kishte shpenzuar se pari per t’i dhene nje uniforme me te denje policise bashkiake, pse jo edhe nje makine pasi eshte i vetmi qytet ku ata i sheh here ne kembe e here ne biçikleta, e pastaj te kujdesej edhe per ndonje detaj tjeter, perpara se te merrej me studime qe me pas kthehen ne letra burokratike qe humbasin sirtareve plot pluhur!

Shkodranet po paguajne mjaftueshem ne keto 3 vjet keqmenaxhimin qe po i ben qytetit Voltana Ademi dhe nuk kane perse te fusin duart ne xhep edhe per parkimin e makinave, pasi qytetares se pare i shterron arka e bashkise nga “babazia” e pushtetit qe e ka karakterizuar prej dites se pare te detyres./ShkodraNews