Basha njofton vendimin “BOMBË” nga çadra: Të hënën në Shkodër ….

E papritur / Basha njofton vendimin “BOMBË” nga çadra: Të hënën....

Kreu i Partisë Demokratike duket se i ka çuar tentativat për zgjidhjen e krizës politike në vend një hap pas, me njoftimin për prostesta masive në të gjithë Shqipërinë.

Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e hënë të paralizojnë trafikun rrugor në Shkoder dhe mbarë Shqipërinë, duke bllokuar rrugët.

Njoftimi i Bashës:

Opozita e bashkuar ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë, duke ruajtur si bërthamë, si pishtar, si monument, Çadrën e Lirisë, por duke e shtrirë atë në mbarë vendin.

Ditën e hënë, nga ora 11:00 – 12:00, të gjithë qytetarët e djathtë, të majtë, të bashkohemi të gjithë në bllokimin total të trafikut në të gjithë Shqipërinë.

Por është kështu edhe fillimi i një aksioni politik, i cili vetëm do të përshkallëzohet për të kulmuar në datën 7 maj në Kavajë, për të mos ia dorëzuar Kavajën krimit. Në Kavajë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.