Barazoi me Flamurtarin, Cungu befason me deklaratën e tij


Pavarësisht barazimit 1 – 1 ndaj Flamurtarit, tekniku i Vllaznisë, Armando Cungu është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.

Sipas Cungut, lënia e 2 pikëve ka ardhur si shkak i gabimit të lojtarëve të tij në golin e pësuar, por jo që kundërshtari ka dominuar ndaj Vllaznisë.

“U futëm në fushë për të fituar lojën, por nuk është e thjeshtë për të mposhtur një Flamurtar të tillë. Fusha e lojës na e vështirësoi ndeshjen, ashtu siç ne ia vështirësojme vetes, me gabimet tona në momente të caktuara. Në këto 5 javë kemi qenë ne “padronë” të lojës, por nga gabimet tona kanë përfituar kundërshtarët. 1 pikë natyrisht nuk duhet të na kënaqë. Jam i kënaqur me lojën e ekipit. Kjo është Vllaznia që shihni, por duhet të jemi më të kujdesshëm, pasi edhe sot kemi lënë 2 pikë.Vllaznia ka objektiv fitimin e Kupës së Shqipërise, do ta fitojmë atë.” – u shpreh Armando Cungu, pas ndeshjes me vlonjatët. /ShkodraNews


Përgjigju