Avokat Ngjela: Edi Ramës, çdo mace që i del në rrugë, i duket si tigër!


Nga Spartak Ngjela

A do ta rrisë politika amerikane intensitetin e presionit të vet kundrejt maxhorancës aktuale sot që kuptohet qartë se kryeministri shqiptar ka bashkëpunim bllokues kundër reformës në drejtësi me Sali Berishën?

Sigurisht që po – ajo duhet ta rrisë presionin, se gjithçka është afër fundit. Shqiptarët gjithmonë kanë vuajtur nga krerët e korruptuar që për të ruajtur pushtetin korruptiv, kanë izoluar Shqipërinë në korentet politike lindore apo te fqinjët që i kanë paguar për të bllokuar zhvillimin shqiptar perëndimor.

Tani kanë vënë Ramën përpara që t’i drejtojë.

Po pse lodheni o të mjerë!

Nuk ka shpëtim korrupsioni shqiptar.

Sali ziu mendon se do ta shpetojë Rama të cilit çdo mace që sheh në rrugë i duket si tigër.

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Vllautin, bëri ndërhyrjen e parë që lajmeroi çeljen e Vetingut.

Shumë mirë bëri.

Nesër e tutje do të dëgjojnë vazhdimisht shqiptarët forcën e vendosmërisë Uashington- Bruksel në kryerjen e reformës në drejtësi.

Po bllokuesit Rama- Berisha?

Këta i gëzohen fantazisë. Pse, këta do të bllokojnë politikën amerikane në Shqipëri, domethenë në epiqëndrën e Ballkanit Perëndimor?

Pamundësi absolute!


Përgjigju