Aurel Ahi pranon krimin, ja çfarë tha ai në komisariatin e Shkodrës


Aurel Ahi, 25 vjeçari që tronditi qytetin e Shkodrës me plagosjen e trefishtë është transportuar nga Mali i Zi në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës. 25 vjeçari u arratis në shtetin fqinj pas plaogjses së 3 personave por forcat speciale malazeze brenda 45 minutave arritën që ta arrestojnë. Transportimi i Aurel Ahit nga Mali i Zi në Shqipëri është bërë me 15 korrik, datën kur ndodhi ngjarja. Transportimi drejt Shkodrës u bë pak orë pas ndalimit të tij nga policia malazeze. Aurel Ahi është sjellë nën masa të rrepta sigurie e po ashtu edhe sjellja e tij në komisariatin e Shkodrës është bërë nën masa të rrepta sigurie. Pak kohë pasi ka mbërritur në komisariat Aurel Ahi i cili plagosi shtetasin Doni Lisi që ishte objektivi i tij por plagosi në mënyrë rastësore edhe Leona Turkun dhe Enrik Prendushin, është marrë në pyetje. Fillimisht 25 vjeçari ka mohuar se është ai autori i plagosjes së trefishtë duke mos pranuar kështu se ka qëlluar në qendër të qytetit. Oficerët kanë vijuar ta marrin në pyetje por ka kërkuar praninë e një avokati duke mos pranuar që të flasë pa një avokat mbrojtës. Pasi është plotësuar kjo kërkesë e tij Aurel Ahi ka pranuar se ka kryer krimin e trefishtë duke plagosur Doni Lisin që e kishte në objektiv dhe dy të tjerët në mënyrë rastësore. 25 vjeçari është shprehur se bashkë me Doni Lisin janë komshinj, kanë shtëpitë afër. Ditët e fundit sipas Aurel Ahit sëbashku kanë patur një debat për motive të dobëta teksa janë përballur në lagjen ku banojnë. Kaq është dashur dhe Aurel Ahi e ka vijuar më tutje këtë debat duke dalë dhe duke qëlluar ndaj Doni Lisit në mes të qytetit duke terrorizuar kalimtarët e shumtë. Në dëshminë e tij Aurel Ahi ka shfaqur mungesë përqendrimi. Burime të ndryshme i kanë thënë policisë se 25 vjeçari ka patur sjellje të çuditshme kohët e fundit gjë e cila mund ta ketë çuar të ndërmarrë plagosjen ndaj 32 vjeçarit Doni Lisi dhe dy të tjerëve në mënyrë rastësore. Burime policore pohuan se Aurel Ahi është i tronditur dhe i rënduar psikologjikisht ndaj edhe ka dyshime për deklarimet e tij të para. Në vijimësi oficerët do të bëjnë të tjera seanca me pyetje për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje të rëndë por po presin derisa Aurel Ahi të kalojë gjendjen e rëndë psikologjike dhe të fitojë një lloj qetësie për të sqaruar më në detaje atë që ka ndodhur.
I plagosuri rëndë Doni Lisi tashmë jashtë rrezikut për jetën
Doni Lisi, 32 vjeçari që u plagos me tre plumba nga Aurel Ahi shkoi në spitalin rajonal të Shkodrës në një gjendje kritike për jetën. Pothuajse 24 orë objektivi i atentatit ku u plagosën edhe dy të tjerë në mënyrë rastësore ka qëndruar në sallën e operacionit në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas afro 24 orësh 32 vjeçari ka kaluar gjendjen kritike. Burime pranë spitalit rajonal të Shkodrës bëjnë me dije se Doni Lisi është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij shëndetësore është drejt stabilizimit falë edhe ndërhyrjes së stafit mjekësor të spitalit të Shkodrës dhe gatishmërisë së tyre. Pasi të kalojë plotësisht këtë situatë dhe të jetë në gjendje për të komunikuar edhe shtetasi Doni Lisi do të merret në pyetje nga forcat e policisë për të treguar versionin e tij mbi plagosjen e rëndë që rrezikoi edhe dy qytetarë të pafajshëm.
Ngjarja
Qendrat e qytetit të Shkodrës u përgjak nga një ngjarje e rëndë. Tre të plagosur ishte bilanci në sheshin ‘Demokracia’ në vendin e quajtur ish-5 heronjtë. Doni Lisi, 32 vjeç ka mori tre plumba në trup. Dy të tjerë u plagosën në mënyrë rastësore duke kaluar në rrugë. Leona Turku 25 vjeçe dhe Enrik Prendushi u plagosën rastësisht. Pas afro 5 orësh autori i ngjarjes, Aurel Ahi 25 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’ në Shkodër u arrestua nga forcat speciale të Malit të Zi pasi kishte kaluar në tokën malazeze përmes Zogajve në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 në qendër të qytetit kur nga një makinë jeshile me targë AA 440 NC tip Daevy është qëlluar në drejtim të shtetasit Doni Lisi. Edhe pse nga një largësi prej rreth 12 metër, autori është treguar i saktë duke qëlluar 32 vjeçarin i cili mori tre plumba ndërsa janë plagosur aksdentalisht dy të tjerët. Në total shtetasi Aurel Ahi ka qëlluar 8 herë me një pistoletë të tipit TT. Të shtënat kanë traumatizuar qytetarët e thjeshtë të cilët po kalonin në ato momente në rrugë. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit kur numri i kalimtarëve ishte i madh. Fillimisht në Shirokë u gjet arma në një kosh mbeturinash dhe pak më tutje në Zogaj u gjet makina jeshile e braktisur me të cilën ka lëvizur autori. Forcat e policisë shkuan deri në pikën kufitare me Malin e Zi por Aurel Ahi kishte kaluar në fshatin Krajë të Malit të Zi. Pas një aksioni 45 minutësh forcat speciale të shtetit fqinj e arrestuan për llogari të policisë shqiptare. Autori ka kërkuar ujë në Krajë tek banorët të cilët e kanë parë të gjakosur dhe kanë njoftuar policinë që është vënë në ndjekie të tij duke e ndaluar.

Përgjigju