“Aromë Shkodre moj tamarrsha”/ Fotot skandaloze në mes të Shkodrës

Loading...

Në Shkodër është rritur tarifa e pastrimit për familjarët por shërbimi ndaj qytetarëve vazhdon që të jetë problem. Shpesh herë jo vetëm periferitë që nuk pastrohen ashtu siç duhen të paktën nga vëzhgimet në terren por edhe pjesë afër qendrës së qytetit po kthehen në një shqetësim. Rasti më i fundit është në rrugën “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës.

Edhe pse aty ndodhen një sërë institucionesh të rëndësishme si oratori Don Bosko, konsullata e nderit e Italisë, institute “Yonus Emre”, fakulteti i gjuhëve të huaja, aleanca franceze apo edhe shumë objekte të tjera rruga është e ndotur. Për disa orë me radhë gjatë mbrëmjes qytetarët e kanë patur të pamundur që të kalojnë në njërin prej trotuareve për shkak se ndodhej i zënë me disa thasë të cilët ishin hedhur në anë të koshave të mbeturinave.

Në këtë mënyrë qytetarët duke parë trotuarin e zënë nga mbeturinat janë detyruar që të ulen në pjesën e rrugës ku kalojnë mjetet për të ecur. Kjo histori e ndotjes së rrugës apo trotuareve apo edhe e bllokimit të herë pas hershëm nga mbeturinat përsëritet shpesh në orare të ndryshme duke qenë kështu një shqetësim për qytetarët por edhe dhjetra turistë të huaj të cilët mund të përshkohen aty duke qenë se ndodhet shumë afër qendrës së qytetit. Po ashtu si tek ajo zonë edhe në shumë pjesë tjera të qytetit situata me mbetjet është problematike.

Koshat janë pothuajse gjatë gjithë kohës të tejmbushur ndërsa në disa raste nuk pastrohen 2 herë në ditë siç e kanë detyrim. Një shqetësim tjetër mbetet edhe mungesae numrit të koshave të mbeturinavë të cilët janë të pamjaftueshëm lidhur me sasinë e mbetjeve ditore që dalin nga familjet shkodrane ashtu siç disa prej tyre prej vitesh janë të amortizuar. Gjobat e aplikuara nga bashkia Shkodër për firmat e nënkontraktuara nuk e kanë zgjidhur problemin. Nga ana tjetër bashkia pretendon se pastrimi i qytetit ka përmirësim të ndjeshëm por ndryshe flet situata në terren si ky rast në rrugën “Don Bosko”./ShkodraNews

Loading...