Amerika gati për konfliktin apokaliptik me Korenë, ja kur nis lufta

Presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet se një konflikt apokaliptik me Korenë e Veriut ishte në tryezë, pasi ai shpjegoi “mesazhin e tij të fshehtë”.

Në një intervistë të habitshme me rrjetin amerikan “Fox News” të mërkurën, Trump u pyet se çfarë donte të thoshte kur ai përshkroi situatën e krijuar si “qetësia para stuhisë”. Në përgjigje, Trump i referohej Koresë së Veriut dhe tha: “Nuk mund ta lejojmë këtë të vazhdojë. Ne thjesht nuk mundemi”.

Fraza ka ushqyer shqetësimet se Uashingtoni dhe Pheniani janë vetëm disa ditë larg nga lufta.

Gjatë intervistës së të mërkurës, Trump gjithashtu e cilësoi një marrëveshje të ndërmjetësuar midis Koresë së Veriut dhe ish-Presidentit, Bill Clinton, si një dështim.

Sakaq sot u raportua se Koreja e Veriut ka bërë gati mjetet luftarake për të sulmuar dhe ekspertët besojnë se kjo lëvizje provon se diktatori Kim është duke u përgatitur për një shfaqje të madhe të forcës të mërkurën tjetër.

Burimi: DailyStar/ Përshtati: ShkodraNews