“Alarmi” në kampin e Vllaznisë

Vllaznia vijon të vuajë në këtë sezon futbollistik mungesën e rezultateve pozitive. As zëvendësimi i trajnerëve nuk ka sjellur diçka të re tek ekipi shkodran. Por, sikur të mos mjaftonte kaq, probleme të tjera “lindin” çdo ditë të ekipi i Vllaznisë. Është thënë që në fillim të këtij sezoni që mbrojtja është reparti më problematik i skuadrës.

Momentalisht, skuadra ka në përbërje 5 mbrojtës, Gocajn, Gurishten, Markun, Orelesin dhe Pjeshken. Por, ky i fundit vijon të vuajë një dëmtim prej disa javësh dhe akoma nuk dihet kur do të rikthehet në fushën e lojës. Probleme në ditët e fundit ka shfaqur edhe mbrojtësi tjetër Antonio Marku. Kësisoj, Vllaznia rrezikon që ndaj Flamurtarit të mos ketë një qëndërmbrojtës të mirëfilltë, pasi të gjithë e dimë që roli kryesor i Orelesit është në mesfushë.

Por, jo vetëm kaq, Orelesi dhe Marku kanë nga tre kartona të verdhë dhe janë në prag të skualifikimit. Një ndëshkim me karton të vërdhë i Orelesit në ndeshjen ndaj Flamurtarit do të bënte që në ndeshjen e rradhës, Vllaznia mund të mos kishte asnjë qëndërmbrojtës e kjo natyrisht shton akoma më shumë hallet për skuadren shkodrane dhe trajnerin e saj Ernest Gjoka. /ShkodraNews