Ai është 105 vjeç dhe mban për herë të parë stërnipin në krahë, imazhet kanë prekur të gjithë botën…

Nuk janë të shumtë njerëzit që kanë fatin për të arritur në 105 vjeç, si në rastin e Pop Zwolak, i cili jeton në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara, shkruan ShkodraNews. Megjithëse ai ka parë dhe përjetuar shumë gjëra gjatë jetës së tij, së fundmi ai ka qenë në gjendje të përjetojë diçka unike.

Kjo ndodhi pasi mbesa e tij Susan lindi një fëmijë. I vogli i quajtur James Easton Zwolak lindi më 2 prill, 2017, e kur ai ishte vetëm 5-ditësh ka shkuar për të parë për herë të vizituar stërgjyshin e tij.

Pop ishte shumë nervoz në fillim dhe nuk kishte besim për të marrë fëmijën në krahët e tij, ai kishte frikë se mund t’i binte, shkruan ShkodraNews. Por kur Susan e vuri fëmijën në krahët e stërgjyshit të tij, i moshuari u emocionua dukshëm.

Easton ishte shumë i qetë, ndërsa Pop i tronditur, por kur e ëma e mori atë, fëmija filloi të qante menjëherë.

Kur Susan dhe burri i saj e panë sa shumë ndikoi ky takim për Popin, ata filluan ta vizitojnë atë disa herë në javë.

Është e mahnitshme të shohësh se sa mirë Pop dhe i vogli Easton shkojnë së bashku.

Më poshtë është një video e takimit të tyre të parë:

Na jep një koment dhe mos harroni të ndani këtë video të bukur me miqtë tuaj në Facebook! /Përshtati: ShkodraNews