Administrata e Zonave te mbrojtura turperon bashkine Shkoder, ja çfarë poston

Gjendja skandaloze në Parkun Kombetar te Thethit e krijuar nga mbeturinat, ka bërë që Administrata e Zonave te mbrojtura të ndërmarrë një aksion pastrimi, duke i’u pervishur punes. Ata kanë marrë lopatat per te pastruar mbeturinat.

Vete kjo administrate permes imazheve fakton kete gje duke shkruar:

“Ndërsa ishim rrugës për në Theth ku do mbjellim disa fidanë arre, në hyrje të Parkut Kombëtar, aty ku të ofrohet një pamje mbresëlënëse në Qafë Thore, përsona të papërgjegjëm e kanë ndotur me mbeturina duke i dhënë një pamje jo të mirë pikës hyrëse në Park. Stafi ynë i hoqi, por nga kjo marrim shkas t’i bëjmë thirrje banorëve dhe pushtetit lokal për mirëmbajtjen e kësaj zone dhe në tërësi të mjedisit tonë.