Ademi i bllokon llogaritë bankare bizneseve të Shkodrës, më pas i fton të protestojnë kundër qeverisë

Partia demokratike e Shkodres vijon te demtohet rende nga Voltana Ademi. Perhere e me shume kjo force politike po merr kostot e renda te punes se dobet te bashkise se qytetit dhe titullares Ademi, e cila perveçse i ka mbyllur dyert dhe ka shpallur armike partine e saj, sot me hijen e lene nga pas po i largon edhe protestuesit e thirrur per t’iu bashkuar reagimit te shtunes se 14 Prillit kunder qeverise Rama.

Deshmia e nje pakenaqesie ne mase, e qe vjen duke u rritur nuk hezitohet te shfaqet kudo dhe rasti i radhes eshte ne thirrjen qe ka leshuar ne facebook kreu i PD dega Shkoder Ramiz Çobaj, qe fton qytetaret dhe bizneset te jene ne mase neser ne shesh.

Por si kunderpergjigje ai merr nje koment epik qe flet shume: “Do te dalim ne proteste kur te na hapin llogarite neper banka, qe na ka bllokuar kryetarja juaj (Voltana) per mospagim taksash”. Ky reagim ne fakt duhet te flase shume per partine demokratike dhe vete kryebashkiaken Ademi, e cila vepron me dy standarte. Nga njera ane i ben thirrje qytetareve dhe bizneseve per mosbindje civile ndaj qeverise, e nga ana tjeter kur biznesi si bindet asaj e reagon me mospagim taksash per sherbimet e munguara te saj, ajo hidhet ne sulm duke i bllokuar llogarite ne banka.

Ademi se pari duhet te kuptoje se pakenaqesite ndaj saj jane te medha, e per sa kohe qe ajo do te drejtoje me kete forme, model apo strategji Shkodren, mosbindja civile se pari do te jete per te, e me pas per qeverine e kedo tjeter qe “drejton dhe vepron” me maska, si nje aktore cirku!/ShkodraNews