A ishte Ornela Vorpsi një strategji PR për Edi Ramën?

Nuk mund të themi nëse Rama e kishte projektuar qysh atëherë rrugën drejt Kryeministrisë, por mënyra se si ai e “shiti” veten në publik, me siguri që ka patur ndikimin e vet, për të mbërritur aty ku ai është sot.

Që në daljet e tij të para publike, teksa shfaqej me çorape të verdha, apo kravata shumëngjyrëshe në studiot televizive, Edi Rama dha imazhin e një të riu që nuk kishte shumë lidhje me politikanin klasik.

Në fillim një ministër që u kthehej me tone të ashpra artistëve, e më pas një kryetar bashkie që bërtiste me megafon, Edi Rama nisi të krijojë një model të ri të PR, teksa çdo ditë e më shumë i jepte vëmendje mediatike çdo pune të kryer apo të nisur prej tij.

Rama vazhdon t’i japë rëndësi dhe vëmendje medias, ndërsa tashmë me rrjetet sociale dhe ERTV ka në duar një mundësi më shumë.

Disa përpiqen t’i ngjajnë e të tjerë e kritikojnë, ndërsa e cilësojnë shpesh të aftë që përmes artificeve në PR të tërheqë vëmendjen larg çështjeve, që për të mund të konsiderohen delikate.

Lexo edhe: