1944/Partizanet në Shkodër/ "Çfarë nanash mund të ishin ato femna me pushkë në krah?"

NGA KASTRIOT DERVISHI

1944/Partizanet në Shkodër

Në librin e tij “Rrno për me kujtue”, At Zef Pllumi përshkruan çastet kur partizanët hynë e parakaluan në Shkodër më 29 nëntor 1944, disa orë pasi ushtria pushtuese gjermane ishte larguar e qetë e pasulmuar nga askush. Pjesën e mëposhtme të At Zefit, kam dëshirë ta paraqes me një ilustrim në lidhje me partizanet, nxjerrë nga galeria e pafundme e fotove që kam nga këto ngjarje. At Zefit, teksa i janë shfaqur pamjet që po paraqes bashkëlidhur, shkruan në librin e tij:

“Ushtria partizane, e veshun me gjithnduer uniformash të hueja, paraqitej si një ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untë. Çka bante ma shumë përshtypje ishin partizanet. Çfarë nanash mund të ishin ato femna me pushkë në krah?”